Ora News - Opozita bojkot parlamentit, protestë por jo grevë urie para kryeministrisë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën e dytë të protestës demokratët në mbledhjen e grupit kanë vendosur të bojkotojnë parlamentin. Nga çadra para kryeministrisë Enno Bozdo ka deklaruar se protesta është tubim qytetar dhe jo grevë urie, ndërsa për Edmond Spahon Parlamenti tashmë është zhvendosur në çadrën e lirisë.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të bojkotojë punimet e parlamentit por të mos zhvillojë grevë urie në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit e cila u zhvillua për rreth një orë në ambientet e selisë blu.
Sekretari Organizativ i PD-së, Enno Bozdo, tha për Ora News se kjo protestë nuk është për grevë urie, por është një tubim qytetar.
Po ashtu për vendimin foli edhe nënkryetari i grupit Edmond Spaho, i cili tha se tashmë parlamenti i vërtetë është në shesh, në çadrën e lirisë.
Protestuesit kanë fjetur një natë në shesh, ndërsa bashkë me ta janë bashkuar edhe deputetë të së djathtës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/opozita-bojkot-kuvendit-por-jo-greve-urie-para-kryeministrise/

Recommended