Ora News – Bienalja e krijuesve të Mesdheut për herë të parë në Shqipëri

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Shqipëria do të bëhet vendi pritës i Edicionit të 18 të Bienales së Krijuesve të Rinj të Mesdheut. Në këtë event do të marrin pjesë rreth 200 artistë nga 21 vende, ndërsa për herë të parë bashkohet edhe Kosova. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se eventi do të promovojë artistët e rinj.
Për herë të parë Shqipëria do të bëhet vendi pritës i edicionit të 18 të Bienales së Krijuesve të Rinj të Mesdheut.
Në këtë event të rëndësishëm kulturor do të marrin pjesë rreth 200 artisë nga 21 vende të Mesdheut.
Shqipëria do të përfaqësohet nga 32 artisë të cilët u shpallën këtë të hënë nga Ministria e Kulturës.
Ministrja Kumbaro tha se eventi u jep mundësi të rinjve të promovohen.
Kumbaro: Tirana dhe Durrësi do të kthehen në qendrën e një ngjarje të madhe kulturore jo vetëm kombëtare, por ndërkombëtare. I jep një mundësi shumë më të madhe artistëve shqiptarë të përballen me veten e tyre, por dhe të përballen me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet e tjera. E dyta kjo përkon me politikën e Ministrisë Kulturës për ta kthyer Shqipërinë në një ndër vendet e rëndësishme të axhendave kulturore.
Drejtori Artistik i eventit, Driant Zeneli, tha se proçesi i përzgjedhjes së artistëve shqiptarë pjesmarrës në Bienale nuk ka qenë i lehtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/bienalja-e-krijuesve-te-mesdheut-per-here-te-pare-ne-shqiperi/

Recommended