Vepra ‘Ulërima’ e Thoma Simakut, sheh dritën e skenës për herë të parë në Shqipëri

  • 4 years ago
Kompozitori i njohur Thoma Simaku është këto ditë rikthyer në Tiranë. Pasi zhvilloi Akademinë e parë të Kompozicionit me artistët e rinj, promovoi CD-n "Solos & Duos for Violin & Piano", për ta kurorëzuar karrierën e tij artistike brenda edhe jashtë vendit me ngjitjen në skenë të veprës ?The scream? (Ulërima), që do të luhet nga Orkestra e Radiotelevizionit Publik Shqiptar për herë të parë në Tiranë. Për kamerën e ?ReportTV? mes emocioneve Thoma Simaku rrëfen punën e bërë për masterklasin, por edhe dëshirën e madhe, që ka për të lënë diçka për brezat e artistëve që do të vijnë.

?Unë ndihem shumë mirë sa herë që vij në Shqipëri. Vitet e fundit kam ardhur më shpesh, vjet isha si anëtar jurie në konkursin ?Gjergj Kastriot Skënderbeut?, ndërsa këtë vit arritëm që të bënim të parën akademi kompozicionale për kompozitorët e rinj shqiptarë kudo që ndodhen. Ky aktivitet ka qenë në mendjen time për disa vite radhë, jam përpjekur që të gjej një lloj platforme për këta kompozitorë, që të shkëmbej me ta eksperienca për idiomat edhe teknikat bashkëkohore?, rrëfen kompozitori Simaku

Recommended