Ora News - Vodafone sjell 5G, teknologjia e lartë për herë të parë në Shqipëri
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Vodafone Albania do të ofrojë për herë të parë në Shqipëri, eksperiencën e teknologjisë 5 g. Në një ceremoni të veçantë, është demonstruar risia që sjell 5 g, madje dhe duke dëshmuar live se si mund të ngitet në distancë një automjet.

Vodafone Albania ka shënuar një moment historik për tregun e komunikimeve elektronike, duke qenë operatori i parë që sjell eksperiencën 5G në Shqipëri.

Në një shfaqje shumë të veçantë, Vodafone Albania demonstroi live sesi do të jetë të ngasësh një makinë në të ardhmen. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë aktivitet, nga fusha e politikës, biznesit e medias, ishin të parët që dëshmuan dhe përjetuan drejtimin dhe komunikimin e një makine elektrike dhe shoferit, në distancë, nëpërmjet rrjetit 5G ofruar nga Vodafone Albania.

I pranishëm në këtë event, kryeministri Edi Rama ishte i pari që provoi këtë eksperiencë, në fund të së cilës u shpreh se ishte fantastike.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, shprehu rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij eventi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vodafone-sjell-5g-teknologjia-e-larte-here-te-pare-ne-shqiperi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended