Ora News - “Tirana Mahnia”, gazetarja Rezarta Delisula sjell botimin e parë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një botim i ri për historikun e qytetit të Tiranës i është shtuar në këto prag festash tiranasve, por jo vetëm. Gazetarja Rezarta Delisula ka sjellë në këtë libër histori që nisin të tregohen qysh nga themelimi I Tiranës.

´Tirana Mahnia´ është botimi më i ri i për historikun e qytetit të Tiranës, promovuar në prag të festave të Pavarësisë dhe të Çlirimit të vendit. Gazetarja Rezarta Delisula, autorja e tij e sjell këtë risi për qytetin e Tiranës dhe jo vetëm. Sipas saj Tirana të mahnit gjithmonë, prandaj iu vendos ky titull librit.

Rezarta Delisula: Tirana është një qytet që i mahnit të gjithë. Tirana është qyteti i mundësive. Na habit ne që jemi lindur dhe rritur këtu, por është edhe qyteti i mundësive për ata që vijnë këtu.

Historitë nisin të tregohen qysh nga themelimi i Tiranës, e ndërsa frymëzimin e saj për ta shkruar këtë botim e lidh me babain, pasi ai ka qënë spuntoja e parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirana-mahnia-gazetarja-rezarta-delisula-sjell-botimin-e-pare
Recommended