Manastirliu: Për herë të parë në Shqipëri, ndalet trendi rritës i vdekjeve nga sëmundjete zëmrës
  • 6 years ago
"Për herë të parë në Shqipëri, ky vit shënon ndaljen e trendit rritës të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare?. Gjatë një aktiviteti për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, vuri theksin te rëndësia e kryerjes së kontrollit mjekësor bazë, për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e pasojave fatale për jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.


?Fakti që rreth 20% e personave që kanë kryer vitin e fundit kontrollin mjekësor bazë rezultojnë me risk të lartë dhe 34% me risk të moderuar është një tregues akoma më i madh për rëndësinë që ka ky program kombëtar për shëndetin e popullatës. Rreth 8 mijë pacientë kanë përfituar falas ekzaminimet dhe ndërhyrjet në zemër me metoda të avancuara, falë financimit të shtetit si në sektorin publik ashtu edhe atë jo publik?.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe te sigurimi i urgjencës kardiake me metoda të avancuara 24/7 dhe paketat shëndetësore falas.

?Rreth 8 mijë pacientë kanë përfituar falas ekzaminimet dhe ndërhyrjet në zemër me metoda të avancuara, falë financimit të shtetit si në sektorin publik ashtu edhe atë jo public, ndërkohë që ne po punojmë për zgjerimin e shërbimit të hemodinamikës. Pas Tiranës dhe Shkodrës, shumë shpejt do të hapim shërbimin e ri të kardiologjisë invasive edhe në spitalin e Fierit?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Duke u ndalur edhe te financimi I barnave me rimbursim, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se vetëm për rimbursimin e barnave kardiovaskulare, financojmë çdo vit 18 milion euro, nëpërmjet listës së rimbursimit. Duke konfirmuar ndaljen e trendit rritës të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, si rezultat I rritjes së aksesit në shërbimet shëndetësore, ekspertët e pranishëm në aktivitet vunë theksin te rëndësia e stilit të jetesës për parandalimin e këtyre sëmundjeve.

Mesazhi i këtij viti në Ditën Botërore të Zemrës është ?T?i premtoni Zemrës tuaj, të ushqeheni shëndetshëm, të jeni më aktivë dhe ti thoni Jo duhanit?. Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve, jo vetëm në Shqipëri por kudo në Botë.
Recommended