Ora News - Sëmundjet e zemrës - 60% e vdekjeve shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
60% e numrit të vdekjeve në vendin tonë shkaktohet nga sëmundjet e zemrës. Specialistët e shëndetësisë thonë se shkak e përhapjes masive të sëmundjeve të zemrës është stresi, kequshqyerja dhe jeta jo aktive. Në ditën botërore të sëmundjeve kardio-vaskulare, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përuroi reanimacionin e kardiologjisë dhe hemodinamikës në QSUT ku trajohen këta pacientët e sëmurë.
Stresi, jeta sedentare, kequshqyerja kanë shtuar ndjeshëm sëmundjet e zemrës, që renditen të parat në vend për numrin e lartë të vdekshmërisë.
Specialistët e sëmundjeve kardiovaskulare flasin për statistika të frikshmë përsa i takon këtyre grup sëmundjeve duke thënë se 60% e vdekjeve shkaktohen nga problemet shëndetësore të zemrës.
Artan Goda: Përben 60% të mortalitetit krahasuar me të gjitha sëmundjet e tjera nga të cilat 40% të mortalitetit total vijnë vetëm nga sëmundjet koronare. Janë të gjitha moshat, por në fakt në Shqipëri mosha mesatare ka tendencë të rritet
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pëurori reanimacionin e kardiologjisë dhe hemodinamikës në QSUT, ndërsa tha se së shpejti do të ndërtohet edhe spitali i ri i sëmundjeve të brendshme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/shendetesi/60-e-vdekjeve-shkaktohen-nga-semundjet-kardiovaskulare/

Recommended