Report TV -Raporti/ Ulet vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare
  • 5 years ago
Instituti i Shëndetit publik ka prezantuar Raportin Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme, të cilat përbëjnë 70% të barrës së sëmundshmërisë. Sipas të dhënave të këtij raporti, rezulton ulje e vdekshmërisë për sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale.

?Falë programeve të shëndetësisë elektronike, sot për herë të parë mund tmanastë flasim me shifra konkrete. Raporti I parë kombëtar I sëmundshmërisë kronike, sipas të cilit ka një ulje me 13% për sëmundjet ishemike të zemrës dhe 13% për infarktin e miokardit, tregon shifra që nuk kanë ardhur vetiu. Po janë tregues të politikave të drejta shëndetësore si programi I kontrollit mjekësor bazë për grupmoshën 35-70 vjeç, për të cilin është hedhur shumë baltë nga opozita, por që përgjigjen më të mirë e kanë dhënë qytetarët, duke e kryer në këto 4 vite, 1 milion qytetarë?, tha Manastirliu.

Duke renditur si një ndër faktorët e përmirësimit të treguesve të shëndetit, përmirësimin e trajtimit për sëmundjet kardiake, Manastirliu tha: ?Sot ne mbulojmë 80 % të nevojës me financim publik për trajtimin e sëmundjeve kardiake, duke mbajtur një premtim për uljen e shpenzimeve nga xhepi për qytetarët?. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe tek zgjerimi I barnave me rimbursim, si një element I rëndësishëm I përmirësimit të trajtimit dhe zgjatjes së viteve të jetës së shëndetshme, me marrëveshjet e reja që do të realizohen këtë vit.
Recommended