Ora News – Basha: Ftoj të rinjtë të na bashkohen në Tiranë për zgjedhje të lira

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ishte në Durrës ku u takua me të rinjtë demokratë të qytetit bregdetar. Pasi u bëri një panoramë të situatës në vend, Basha ftoi të rinjtë t?i bashkohen në protestën e 18 qershorit në Tiranë. Kjo lëvizje, tha Basha, është në funksion të mbrojtjes së zgjedhjeve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD-së në selinë blu të degës së Durrësit.
Në takimin me dyer të mbyllura, Basha u foli të rinjve demokratë për një Shqipëri dhe një Durrës të shkatërruar, të varfër dhe të pashpresë.
Ndaj kryedemokrati i ftoi të rinjtë durrsakë t?i bashkohen në protestën e 18 shkurtit në Tiranë.
Basha: Partia Demokratike është e gatshme të marrë peshën për të larguar Durrësin dhe durrsakët nga buza e greminës ku i ka sjellë ?Rilindja? e mashtrimeve të 300 mijë vendeve pune, të shëndetësisë falas dhe abuzimeve të velës së betonit 6 milion dollarë, të ajrit që ndotet, të Durrësit që përmbytet, të shëndetësisë që nuk funksionon. Por që të ndodhë kjo, duhet që durrsakët të shprehin vullnetin e tyre të lirë e të pa kërcënuar, e të pa mashtruar. Zgjedhje të lira dhe të ndershme është apeli me të cilin shqiptarët bashkohen në 18 Shkurt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ftoj-te-rinjte-te-na-bashkohen-ne-tirane-per-zgjedhje-te-lira/

Recommended