Ora News – Drogë në autobusin e linjës Shqipëri-Itali, pamjet ekskluzive të autobusit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tentativa për të kaluar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi, e më pas destinacion Europën ka rezultuar e dështuar për një 52 vjeçar nga Lezha. Gjon Ndoi po udhetonte në autobusin e linjës Shqipëri ? Itali, por poshtë sediljes së mjetit ai kishte fshehur një qese në të cilën gjendeshin 308.4 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithçka u zbulua pasi policia futi në kontroll mjetin në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, ndërsa kishte marrë më herët informacion në rrugë zyrtare për rastin ën fjalë. Edhe sjellja e shtetasit Ndoi sipas burimeve policore në momentin e kontrollit ngriti më shumë dyshime.

Pasi u gjet lënda narkotike ai u arrestua menjëherë nga efektivët e policisë, ndërsa autobusi me targë AA 723 OP nuk u lejua të vijojë udhëtimin por u shoqërua në komisariatin e policisë Shkoder. Ora news ju sjell pamjet e autobusit në mjediset e jashtme të komisariatit, aty ku ju nënshtrua një kontrolli të imtësishëm pasi dyshohej se edhe në vende të tjera mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Në pyetje u morën pasagjerët, drejtuesi i mjetit dhe vetë 52 vjeçari.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/droge-ne-autobusin-e-linjes-shqiperi-itali-nje-i-arrestuar/

Recommended