Ora News – “Drejtësia”, Rama: Kemi nisur punën me ekskavator por ka shumë llumra
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të arrijnë të pastrojnë llumin e drejtësisë në vend pavarësisht pengesave apo zvarritjeve që mund të ndodhin.
Gjatë një bashkëbisedimi me fermerë të Perondisë në Kuçovë, Rama bëri një krahasim me pastrimin e kanaleve ndërsa tha se asnjë llum nuk mund të fitojë mbi një ekskavator.
Rama: Ka shumë punë akoma derisa t?i dalim matanë kanalit, pasi ju e shikoni që ka shumë llumra, llumra, e bllokojnë, e ndalojnë, e zvarrisin, etj. Të jeni të sigurt që siç nuk ka shans që mes lumit dhe ekskavatorit të fitojë llumi tek kanali juaj, nuk ka shans që mes llumit në drejtësi dhe reformës të fitojë llumi dhe jo reforma.
Kreu i qeverisë paralajmëroi se do të largoj nga puna çdo punonjës që do të abuzoj me detyrën në hipoteka ndërsa premtoi se do të përfundojnë sa më parë titujt e pronësisë.
Fermeri: Kam shqetësim me zyrën e pasurive të Kuçovës, që është bërë një katruar.
Rama: Do zgjidhet. Ata që thonë ik me helikopter, do të ikin pa helikopter, do të fluturojnë nga dritarja dhe nuk do të puthin më tek Zyra e Regjistrimit të Pasurive.
Rama tha se projekti i qeverisë për rimëkëmbjen e bujqësisë, synon eliminimin e shitjes së prodhimeve në rrugë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtesia...
Recommended