Sekretari organizativ i PS-së: Kemi nisur punën për zgjedhjet, brenda korrikut mbledhim asamblenë

  • 4 years ago
Sekretari organizativ i  PS Arben Pëllumbi në një prononcim për Report Tv theksoi se tashmë partia e tij  ka nisur punën për fushatën zgjedhore, por për përzgjedhjen e kandidatëve do duhet të zhvillojnë fillimisht asamblenë e kësaj partie. ?Unë besoj se jemi akoma herët për këtë fazë, ne si forcë politike kemi akoma detyra të lëna nga Kongresi. Po bëhemi gati për të mbledhur Asamblenë.

Meqënëse ajo mbledhje është konstituive dhe zgjedhore pasi do të zgjedhë 3 nga organet më të rëndësishme të PS, sekretariati i PS, kryesia e PS dhe sekretari i përgjithshëm, duhet ta bëjmë fizikisht. Po përgatisim këtë takim. Pas arritjes së këtij moment do të vazhdojmë me hapa të tjerë të përcaktuara qartë në Kongresin e PS.

Ne dëshirojmë ta bëjmë gjatë muajit korrik, duke aprë numrat në rritje të të infektuarve po e shtyjmë dhe po mendojmë brenda muajit korrik ta mbledhim Asamblenë Kombëtare?, shprehet Pëllumbi.

Duke pasur parasysh ngjarjet jo të këndshme në të shkuarën, sekretari organizativ i PS thekson se do të thellohen filtrat ndaj kandidateve.

?Duke pasur parasysh se kemi kaluar një ligj të dekriminalizimit dhe kemi kaluar disa ngjarje të pakëndshme në të shkuarën, unë e kam thënë, partitë politike e kanë të pamundur të kontrollojnë cdo lloj kandidati sidomos për aktivitete jashtë territorit të Shqipërisë, por për të detyruar që të jenë akoma më të ndershëm në atë që vetëdeklaron kemi propozuar disa ndryshime për të thelluar penalitet në rast se ti deklaron në mënyrë të gabuar në aktet e vetëdeklarimit.

Filtra të mirëfilltë nuk ke si deklaron se një forcë politike nuk mund të bëhet prokurori, gjykatë?, përfundoi Arben Pëllumbi.

Recommended