Zbatimi i gjuhëve, Inspektorati ende nuk ka nisur punën

  • 4 years ago
Inspektorati për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ende nuk ka filluar të inspektojë institucionet nëse të njëjtat e respektojnë ligjin. Sipas kornizave ligjore, inspektorët e këtij organi pas 14 janarit të këtij viti, duhet të dalin në terren dhe në rast se ndonjë institucion nuk ka respektuar dygjuhësinë, t?i shqiptojnë sanksion. Por ky organ ende nuk mund të kryejë funksionin për të cilin është formuar, sepse nuk ka inspektorë dhe as objekt, madje drejtori i këtij institucioni, Fatmir Iseni, u emërua në fund të dhjetorit. Sipas tij, po bëhet përpjekje maksimale që të bëhet ekipimi, por nuk përmend hark kohor se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Recommended