Kryemadhi nuk ndryshon qëndrim për Veliajn: S'e mohoj dot punën e tij, ka ndërtuar shkolla
  • 5 years ago
Monika Kryemadhi ka mbajtur një qëndrim të diferencuar ndaj kryetari të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në raport me pjesën tjetër të opozitës. Te "5 pyetjet nga Babaramo", kryetarja e LSI-së u shpreh do t?i qëndronte fjalëve të saj pasi nuk mund ta mohonte punën e tij. "I qëndroj fjalëve të mia. Nuk e mohoj dot që s?ka shkolla dhe çerdhe. Nuk e mohoj dot që rrugët po pastrohen. Mandatin e tij i dytë do ta rrezikonte shumë kryetarllikun e Edi Ramës në krye të PS-së. Edi Rama nuk duron dot njerëz që e kalojnë popullaritetin që ka ai. Edhe Fatmir Xhafajn për këtë arsye e shkarkoi. E pamë të nesërmen në krah të Lali Erit. Për mua thonë ose pjesë e makinerisë së Lali Erit, ose pjesë e makinerisë së Edi Ramës për të tkurrur Erion Veliajn. Këta njerëz pse nuk shkruan për blerjën e anëtarve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, apo edhe kalimin e kompetencave për çështjen e Teatrit. Pse nuk shkruan kurrë? Rama e bën ushtarin e vet dhe e bën të shkelë ligjin sepse nuk e duron dot zhurmën. Të huajt kanë ndikuar që ai të kandidonte. Soros ka ndërhyrë që Veliaj të vihej në kandidim në Tiranë", u shpreh Kryemadhi.
Recommended