Hahn ndryshon qendrim per kufijte

  • 6 years ago
Nga një kundërshtar i idesë për ndryshimit të kufijve mes Serbisë e Kosovës,  komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn bën një kthesë në qëndrimin e tij, duke u shprehur pro çdo zgjidhje që nuk cenon stabilitetin e rajonit.

"Jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh dhe çdo zgjidhje duhet të kontribuojë në një stabilitet më të gjerë në rajon dhe jo të jetë e dëmshme për të tjerët".

I pyetur nga Radio Evropa për Lirë nëse ndryshimi i mundshëm i kufijve mund të ndikojë Bosnjën, Maqedoninë apo vendet lindore, Hahn tha se është herët të flitet për këtë çështje.

"Palët po negociojnë ende. Le të themi se disa ide janë shfaqur. Mendoj se një marrëveshje ligjërisht e obligueshme midis Serbisë dhe Kosovës duhet të përfshijë shumë elemente.?

Sipas komisionerit për zgjerim, në dobi të palëve do të ishte që marrëveshja të arrihet deri në verën e vitit të ardhshëm, përpara përfundimit të mandatit aktual të Komisionit Europian.

Tv Klan

Recommended