Ora News - Rama, kryebashkiakëve: Nuk ka pushime, vijoni punën dhe takoni njerëzit në çdo zonë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kryebashkiakët e PS dhe deputetët nuk do të bëjnë pushime vere. Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të intensifikojnë takimet me votuesit, duke ndezur kështu motorrët e fushatës. Megjithatë ai është kujdesur të saktësojë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme për pushtetin vendor.

Krahas punës në kuvend dhe bashki, përfaqësuesit e mazhorancës duhet të dalin të gjithë në terren për të dëgjuar hallet e elektoratit. Kryesocialisti iu ka dhënë ultimatum të zgjedhurve vendorë që të dalin nga zyrat e tyre dhe të zhvillojnë takime në ambjente të hapura për t?u mbrojtur nga pandemia.

Takimi me ta erdhi pas ankesave që një ditë më parë bënë ndaj tyre te deputeët e mazhorancës. Sipas parlamentarëve socialistë, ata janë të ngarkuar edhe me punën e komisioneve si dhe me takimet elektorale. Kjo situatë më problematike është në 4 bashki, të cilat kanë mbetur pa drejtues, simdomos me atë të Shkodrës, në kryeqendren e veriut përveç kryebashkiakur mungon edhe drejtuesi politik i qarkut.

Por Rama u ka premtuar që me zgjedhjen e forumeve të reja, të cilat për shkak të covidit do shtyhet përtej korrikut, pritet të ketë ndryshime edhe në drejtimin e qarqeve. Por edhe pse PS nis fushatën, mësohet se kryeministri ju ka thënë të zgjedhurve që nuk do të ketë votime të parakohshme vendore, ndërsa për 4 bashkitë ende nuk ka një zgjidhje.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rama-kryabashkiakeve-nuk-ka-pushime-vijoni-punen-dhe-takoni-njerezit-ne-cdo-zone/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended