Report TV -Rama i shqetësuar: Njerëzit nuk duhet të harrojnë që armikun e kemi mes nesh

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama kishte një tjetër apel për qytetarët që gjatë procesit të rihapjes graduale nuk duhet të harrojnë masat për COVID-in. "Jam i shqetësuar për mundësinë që në kushtet e hapjes njerëzit të fillojnë të harrojnë që faktikisht jemi të hapur, por armikun e kemi mes nesh dhe nuk respektojmë rregullat e thjeshta, mund të biem pre një evazioni tjetër, sepse vala e dytë nuk është një riardhje e virusit, por një dorëzim i njerëzve për shkak të sjelljes së gabuar në pushtetin e virusit që është këtu. Kjo është sfidë e madhe, por shpresojmë që njerëzit do të vijojnë të bëjnë si duhet detyrat e tyre të thjeshta, sidomos kur hyjnë në mjedise të mbyllura, qendra tregtare, etj".

Recommended