Ora News - Rama “i frikësuar”: Bëni mirë punën, nuk dua të kemi spekulime si herët e tjera
  • 5 years ago
#rtvora
Spekulantët kanë lënë gjurmë në memorien e kryeministrit Edi Rama dhe këtë sapo na tregoi në mbledhjen me prefektët e qarqeve, ndërsa u delegonte punët për kalimin e pasojave të tërmetit.

Kryeministri u kërkoi prefektëve që të bëjnë në mënyrë korrekte punën e tyre, në mënyrë që të mos kishte spekulime për punën nga spekulantë të ndryshëm, sikurse ka ndodhur herët e tjera.

Edi Rama: Identifikimi i dëmeve duhet bërë me kujdes. Të identifikohen dëmet dhe të mos mbetet pa u asistuar asnjë që është dëmtuar, por të mos kemi flukse spekulantësh siç ndodh gjithmonë në këto raste dhe konfuzion mes kontrolleve të ndryshme. Të gjithë të jenë të koordinuar, me emra dhe me mbiemra, tamam si në një hartë beteje. Ju duhet të keni deri sot pasdite çdo pikë të identifikuar si pikë e dëmtuar, të mbuluar me emra. Për këtë arsye kërkohet solidariteti me prefektët e tjerë që kanë asetin më të rëndësishëm në këtë moment, eksperiencën dhe trajnimin e nevojshëm për të kontaktuar.

Identifikimi i dëmeve të brendshme materiale. Këtu duhet shumë kujdes dhe rigorozitet, për të mos pasur spekulime dhe spekulantë. Ata që kanë dëmtuar duhet të jenë të sigurtë se nuk do të harrohen. Duhet të kemi inventar të saktë. Në mënyrë që nesër kur kjo barrë e rëndë të ketë rënë mbi supet dhe mendjen e tyre dhe kur të kemi kapërcyer momentin e parë të identifikimit të dëmeve strukturore të kalojmë në fazën tjetër në një hartë të qartë. Harta e dëmeve kërkon përditësim të vazhdueshëm. Dikush dje e ka pasur mendjen të marrë në telefon dhe të raportojë dëmet dikush jo. Sot mund të vijë një fluks tjetër. Nga ky fluks ndo kemi njerëz që kanë pësuar dëme dhe spekulantë dhe kjo gjë kërkon që të shkohet e të bëhet identifikimi në terren.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-i-frikesuar-nga-spekulantet-beni-mire-punen-nuk-dua-te-kemi-spekulime-si-heret-e-tjera

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended