Ora News – Rama: Kemi dashur të bëjmë më shumë për Shkodrën, nuk kemi mundur
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët e Shkodrës që më 18 qershor ta ndëshkojnë përmes votës Partinë Demokratike pasi prej 27 vitesh e ka lënë qytetin në harres. Teksa pohoi se për Shkodrën nuk është bërë shumë, Rama premtoi investime që do të sjellin zhvillimin e qytetit
Rama: Kemi dashur të bëjmë shumë më tepër për Shkodrën. Nuk kemi bërë dot. Dhe tani po i vijmë rrotull Shkodrës aty ku s?na kap dot Voltana. Dhe unë i them që shumë shpejt, atë transformim të madh që ne po i bëjmë vijës bregdetare të Vlorës, Himarës dhe me radhë, do t?ia bëjmë vijës së liqenit të Shkodrës. Ne shumë shpejt, brenda pak ditëve më në fund do fillojmë rindërtimin e rrugës Shkodër-Velipojë.
Kryeministri u ndal edhe te incidenti shkaktuar paraditen e së hënës pas ngritjes së një cadre nga Bashkia Shkodër.
Rama: Sot, isha në Tiranë dhe më thanë që Voltana më kishte marrë prapë nëpër gojë. Voltanës i duket provokim sa herë vij unë këtu në Shkodër. Por në fakt e vërteta është që vetëm kur vij unë në Shkodër Voltana zgjohet nga gjumi.
Vota e 18 qershorit theksoi kryeministri duhet të jetë për largimin e të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian
Rama: Është në votë për të marrë hak për të gjithë krimet që janë bërë me pronat në kurriz të familjeve të zakonshme; për të marrë hak për të gjithë krimet që nuk janë ndëshkuar, për vrasësit që janë liruar dhe kanë rivrarë, për përdhunuesit që janë liruar dhe kanë ripërdhunuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-kemi-dashur-te-bejme-me-shume-per-shkodren-nuk-kemi-mundur/
Recommended