Rama në Korçë: Do bëjmë më shumë për arsimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i PS-së ndodhet në Korçë, në një drekë me mësuesit pensionistë.Ai ka thënë se sa ka bërë për arsimin gjatë këtyre 44 muajve qeverisje, si dhe ka premtuar se pagat e pensionet do rriten më shumë gjatë viteve në vijim.?Në këtë pjesë të parë, me reformën në arsimin parauniversitar bëmë të mundur që Shqipëria të përmirësojë pozicionin e saj me plot 21 vende në renditjen ndërkombëtare PISA 2015.Shpëtuam nxënësit nga 600 tekste me gabime të rënda dhe nga 4000 mësues pa arsimin përkatës. Sot, rekrutimi i mësuesve bëhet mbi bazë merite dhe fëmijët tanë mësojnë me tekstet prestigjoze të ?Oxford?, ?Pearson? dhe ?Cambridge?, njësoj si çdo nxënës në BE. Rritëm pagat e mësuesve deri në 36% ndërsa pensionet deri në 40%?, ka thënë Rama.

Recommended