Basha në Korçë: Rama në luks, shqiptarët në mjerim - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha është në ndaluar në një fasoneri në qytetin e Korçës.Ai foli për gjendjen ekonomike duke thënë se ajo është rënduar si pasojë për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.LULZIM BASHAKRYETAR I PD-së Kontrasti sot është shumë i fortë. Në tjetër botë, me charter, luks e në vila bunker jeton Edi Rama me ministrat e tij, e në tjetër botë jeton shumica e shqiptarëve, që nuk paguan dot faturën e dritave apo biletën e autobusit.Të dhënat e institucioneve europiane të dy ditëve më parë tregojnë se të gjitha paratë e rrogës së shqiptarëve shkojnë për ushqim. Kjo do të thotë se të ardhurat nuk arrijnë as për mbijetesë. 290 mijë ushqehen 1 herë në ditë.Në Europë nuk shkohet me raportin e ndërtuar nga Rama ku qytetari ka frikë shtetin. Frikë prej gjobës, frikë prej padrejtësisë, frikë prej dhunës, përbuzjes, frikë se mos e heqin nga puna, frikë se mos i mbyll biznesin.Sipas Bashës, të gjitha këto probleme janë arsye shumë të forta për tu bashkuar me 16 mars për të rrëzuar qeverinë.16 marsi dhe çdo protestë që bëhet, nuk bëhet për pushtet, bëhet për ndryshim. Nuk eshte për pushtetin e Lulzim Bashës dhe PD, por për pushtetin tuaj, që qytetarët dhe jo qeveria të jenë zot në shtëpinë e tyre.Lideri i opozitës u shpreh se proteta jo vetëm do të largojë Edi Ramën nga pushteti, por do të sjellë edhe ndryshimin që shqiptarët presin prej vitesh.

Recommended