Largimet ne qeveri, Basha: Rama u tall me shqiptaret

  • 5 years ago
Lulzim Basha i quan ndryshimet ne qeveri tallje të Edi Rames me shqiptarët. Përpara mediave u shfaq me akuza ndaj ministrave të shkarkuar, ndaj të cilëve kërkoi që të veprojë drejtësia.

"Ndryshimet në qeveri janë një tallje e madhe me shqiptarët. Pasi i ka braktisur për 5 vite me radhë, sot ka bërë talljen me shqiptarët, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë. Edi Rama sot mund të kishte vendosur ministër shoferin e tij, mund të kishte vendosur ministër parukieren e tij. Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar, ata duhet të dalin para drejtësisë. Me aktin e sotëm, Rama tregoi se nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveris me oligarkët dhe krimin".

Pa shigjetuar nuk la as emrat e rinj të emëruar në ekzekutiv.

"Ajo që u ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonim dhe disa thellësisht të korruptuar. Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të Partisë Socialiste. Por roli i tyre është vetëm të shërbejnë si fasadë e qeverisjes së Edi Ramës me oligarkët dhe me përfaqësues të krimit të organizuar. Në këtë kuadër e ka më të lehtë që vendimet që i merr bashkë me oligarkët dhe kriminelët t'i vulosin".

Kryeministrit  i kujtoi se largimet në qeveri paracaktojnë fundin e tij politik.

"Asgjë nuk e fsheh dot atë që shqiptarët e kanë kuptuar, "peshku është qelbur nga koka".

Tv Klan

Recommended