RTV Ora - Depoja e Ujësjellësit në Delvinë inagurohet me tritol ende pa nisur punën
  • 5 years ago
#rtvora
Depoja e Ujësjellësit në fshatin Kopacez të Delvinës është hedhur në erë me tritol. Gazetarja jonë Jerola Ziaj thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës. Nga komunikimet me drejtues të policisë së Vlorës ata thonë se nuk ka shkaktuar dëme.

Por kreu i Ujësjellësit bën me dije se sasia e eksplozivit është vendosur në tubacionin e Ujësjellësit që më herët është prerë me sharrë.

Sasia e eksplozivit është vendosur në brendësi të tij duke sjellë shpërthimin dhe dëmtimin e tubacionit, investim i cili ishte finalizuar ditën e djeshme dhe sot pritej të niste furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit Kopacez.

Zyrtarët e bashkisë së Delvinës e konsiderojnë të qëllimshme ngjarjen.

Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/delvine-hidhet-ne-ere-me-tritol-depoja-e-ujesjellesit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended