Kreu i shoqatës së Transportit: Nuk nisim punën, ka kosto, i pamundur zbatimi i protokollit

  • 4 years ago
Shoqata e transportit publik në Tiranë refuzon të rinisë aktivitetin pa u ndryshuar protokolli dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë. Eneo Sulejmani, kryetar i shoqatës brenda dhe ndërqytetes. "Ministria e Shëndetësisë hoqi masat kufizuese por është në fuqi protokolli i sigurisë. Së dyti ne presim një vendim nga Ministria e Infrastrukturës. Është e pamundur që të fillojë transporti pasi nuk respektohet protokolli. Do konsultohemi me operatorët qytetas dhe ndërqytetas dhe 90% e tyre me këtë protokoll sigurie nuk dalin në punë e kanë të pamundur.

90% e operatorëve janë për mosrifillimin e punës me këtë protokoll. Ai krijon vështirësi financiare. Së pari në transportin qytetas ul me 75% numrin e udhëtarëve në automjet. Dhe në transportin ndërqytetas e ul me 50%. Këto janë kosto financiare. Së dyti subjektet përgjegjëse detare dhe ajrore nuk janë përgjegjëse për distancën por për informimin e tyre pse ne duhet të ndëshkohemi" tha ai.

Por disa kompani transporti do të hapin transportin, për këtë Sulejmani thotë se "ka disa përfaqësues që mendojnë të fillojnë por do të vijnë te mendimi ynë dhe do e shohin në terren që transporti nuk zbatohen dhe realisht krijon vështirësi financiare" tha ai për REPORT TV.

Recommended