Ora News –“Misteri i pilotit italian”, “Corriere della sera” raporton rrëzimin e avionit
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtypi italian ka pasqyruar lajmin për pilotin italian që u ul një ditë më parë me avionin e tij ?Piper? në grykëderdhjen e Ishmit.
E përditshmja italiane ?Corriere della sera? në artikullin e sotëm me titull ?Ulet në pistën e narkotrafikantëve. Misteri i pilotit italian?, sjell detaje mbi ngjarjen, duke cilësuar hipotezën e hetuesve se avioni do të merrte si ngarkesë lëndë narkotike, ndësa mbrojtja e pilotit është ?turizmi?.
Mes të tjerash ?Corriere della sera? informon se burimet e saj të informacionit flasin për lidhje të pilotit italian me rrugët e trafikantëve të drogës.
?Gjatë viteve të fundit, shkruan media italiane, është shtuar fort prania e italianëve në drejtimin e avionëve.
Ngjarja ndodhi në ditën kur në parlamentin shqiptar po zhvillohej një debat i fortë nga opozita, e cila akuzon qeverinë shqiptare se nuk po lufton fenomenin e trafikimit të drogës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/misteri-i-pilotit-italian-corriere-della-sera-raporton-rrezimin-e-avionit/
Recommended