Ora News – Nikolla sqaron maturantët: Hapat që do të ndiqen pas datës 20

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka sqaruar nga salla e Kuvendit se cilat do të jenë hapat që do të ndiqen për maturantët që nuk kanë rezultuar fitues. Ajo tha se deri më tani kanë fituar maturantët më të mirë, të cilët do të bëjnë zgjedhjen e tyre në një nga 10 degët e fituara. Sipas saj, 9 degët e tjera do të jenë për studentët që janë më poshtë renditje.
Hyrja në universitet, Nikolla: Nuk ndodh që asnjë maturant të ketë një sistem vlerësimi të ketë një notë mesatare më të ulët dhe të jetë rankuar më lart se një student tjetër. Ky është një sistem sipas meritës. Preferenca tashmë merr një vlerë të re sepse kombinuar me meritën mund të bëjë sukses.
Çdo maturant shikon sesi është i renditur dhe cilat janë shanset e tij reale për të vijuar me raundin e dytë pas datës 20 shtator. Deri më datë 20 shtator fasha e maturantëve më cilësor do të kenë bërë zgjedhjen. Të gjithë këta maturantë që sot shihen si fitues, por duke bërë dallimin e madh që kjo nuk është lista e fituesve, por kjo është fotografia e parë e të gjithë aplikantëve për të vijuar studimet në arsimin e lartë.
Pas datës 20 secili prej këtyre maturantëve që pas analizave paraprake që ne kemi bërë kanë fituar edhe në 10 degë studimi do të zgjedhin vetëm 1, 9 të tjerat vihen në dispozicion të maturantëve të tjerë derisa të plotësohen të gjitha vendet e shpallura nga insticionet e arsimit të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-sqaron-maturantet-hapat-qe-do-te-ndiqen-pas-dates-20/

Recommended