Ora News - Teliti: Tre hapat që do të ndiqen për kontrollin e koncesioneve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Mentor Kikia sfidoi opozitën me emra të përveçëm se si do të veprohet me koncesionet e tyre. Këshilltari ekonomin pranë grupit parlamentar të PD-së, Dorian Teliti sqaroi në "Arena" në Ora News, tre hapat se si do të veprohet.

Kikia: Ta zëmë se ligji u aprovua. Unë nuk dua të përmend emra, por ju i keni përmendur. Si do të veprosh ne Vilma Nushin me koncesionin e Check ?up-t, me koncesionin e Rrugës së Kombit?

Teliti: E dini që ju kemi bërë kërkesa zyrtare dhe kontratat nuk jepen. Kemi dyshime tona të forta, të cilat na çojnë të besojmë se këtu ka praktika korruptive dhe ne duam që kush ka abuzuar me fondet shtetërore, kush ka marrë një koncesione në kurriz të parave tona, atëherë duhet t'i kthejë paratë mbrapsht. Sekuestrimin e bën Prokuroria Speciale. Ne kemi propozuar edhe skemën si do të funksionojë, është me tre hapa. Drejtoria Antikorrupsion bën hetimin paraprak. Nëse ka dyshime të arsyeshme, dosjen ia çon Prokurorisë Antikorrupsion, SPAK-ut. SPAKU është prokurori. Nuk do të sekuestrojë as qeveria, as mazhoranca. Ne e hodhëm ligjin në tryezë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teliti-tre-hapat-qe-do-te-ndiqen-kontrollin-e-koncesioneve

Recommended