Ora News - Qeveria italiane kishte plan sekret për pandeminë që në fillim të shkurtit, tre skenarët

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Mediat italiane kanë zbardhur informacionin se qeveria italiane që në muajin shkurt të 2020 kishte hartuar një plan top sekret kombëtar për përballimin e një epidemie që po mbërrinte në Europë.

Në një dokument prej 40 faqesh me grafikë, tabela e të dhëna statistikore ishin parashikuar tre skenarë të mundshëm për përballimin e epidemisë së koronavirusit.

Ekzistenca e këtj plani u vërtetua dhe nga publikimi i verbalëve të mbajtur sekret nga Komiteti Tekniko Shkecor, të cilat u bënë publik pak ditë më parë nga autoritetet italiane.

Ndër 95 verbalet e publikuara, i pari daton më 7 shkurt 2020 e në verbalin e 2 marsit 2020 specifikohet ekzistenca e një plani kombëtar anti-Covid, i firmosur nga të gjithë anëtarët e Komitetit Tekniko Shkencor, e ku nënvizohej ruajtja e rezervuar e përmbajtjes së tij.

Plani është hartuar më 19 shkurt 2020 e është plotësuar në dokumentin e tij final më 22 shkurt 2020 me objektin menaxhimin e duhur të infektimit në territor e në sistemin spitalor, duke garantuar kujdesin shëndetësor për të reduktuar sëmundjen, vdekshmërinë e duke zbutur pandeminë.

Në 40 faqet e këtij plani përcaktohet përparësia me furnizime adekuate si doreza, këmisha, veshje spitalore, e mbi të gjitha disponueshmëria e sa më shumë shtretërve në repartet e terapisë intesive.

Ruajtja sekret e përmbajtjes së këtij plani ishte për të mos trembur popullsinë me projeksione e të dhëna dramatike.

Tre skenarët e mundshëm të pandemisë të parashikuara në këtë dosjer u zbardhën dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Programacionit Shëndetësor Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Andrea Urbani.

Duke iu referuar ecurisë së pandemisë në Kinë në Itali ishin parashikuar tre skenarë; Niveli i rrezikut 1 me një infektim sporadik e përhapje lokale të epidemisë; Niveli i rrezikut 2 me përhapje lokale të infektimit por me një presion të lartë në sistemin shëndetësor publik; Niveli i rrezikut 3 me përhapjen e infektimit të virusit, rritje të presionit në sistemin shëndetësor publik e marrje të masave të jashtëzankonshme që përfshinin të gjitha entet e strukturat jo vetëm shëndetësore.

Dokumenti top sekret i qeverisë italiane hapet me disa mesazhe kyçe që i referohen Kinës si një vend ku epdiemia pati një infektim me rrezik të lartë si dhe marrja e masave urgjente e radikale si të domosdoshme për të reduktuar efektet e pandemisë e për të mbajtur nën kontroll virusin.

Plani kombëtare sekret i qeverisë italiane kishte parashikuar organizimin e numrit të shtretërve të nevojshme në repartet e terapisë intesive, përdorimin e rezervave të instrumenteve të mbrojtjes personale në sistemin shëndetësor publik e koordinimin mes pushtetit qëndror e rajoneve për qarkullimin e lëvizjen e personave si dhe të rregullave e principeve autonome që duhen kapërcyer në rast emergjence kombëtare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/qeveria-italiane-kishte-plan-sekret-per-pandemine-qe-ne-fillim-te-shkurtit-tre-skenaret/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subsc...

Recommended