Ora News - Kur do të hapen negociatat Shqipërisë me BE-në? Bushati sqaron hapat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive në "Tonight Ilva Tare" sqaroi hapat që priten gjatë këtij viti për procesin e çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai tha se ky vit mund të konsiderohet historik për zgjerimin e BE-së.

Bushati: Ky është një vit shumë i rëndësishëm pasi në prill presim nga ana e Komisionit Evropian që të vijë me një propozim për hapjen e negociatave për anëtarësim. Dhe më pas në samitin e majit në Bullgari, gjatë presidencës bullgare e cila ka një fokus tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tek procesi i zgjerimit, ne të kemi mundësi të merrnim një mesazh të qartë politik që ne të kishim dritën e gjelbër për një vendimmarrje nga ana e vendeve anëtare të BE-së. Është një vit përcaktues, pasi në 2019, vetë Bashkimi Evropian përfshihet në një proces ripërtëritës për shkak të zgjedhjeve. Është përcaktues gjithashtu sepse jemi në fazën e konstituimit të disa prej qeverive në disa prej vendeve anëtare dhe konsiderohet si një moment oportum për Shqipërinë, për Maqedoninë dhe vendet e tjera të rajonit.

Tare: Kur do të mësojnë shqiptarët nëse hapen apo jo bisedimet me BE-në? Ka një datë?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kur-do-te-hapen-negociatat-shqiperise-me-be-ne-bushati-sqaron-hapat

Recommended