Ora News - Negociatat, eurodeputetja: BE do e hapë dritën jeshile, por se di kur

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Nëse Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit nuk përmbushin reformat dhe niveli i demokracisë nuk kap ato të vendeve të unionit, do ta kenë të vështirë anëtarësimin në BE.

Duke folur për ?Jo-në? e Evropës, eurodeputetja Letoneze Inese Vaidere, pjesë e grupimit kriastian ? demokrat, deklaroi nga Shkodra se nuk duhet ndalur puna për të përmbyllur të gjitha reformat.

Inese Vaidere, eurodeputete: Sipas meje Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur dhe sigurisht do të keni dritë jeshile, por nuk mund të them se kur do të ndodhë. Ju gjithsesi nuk duhet të pushoni së punuari në kuadër të reformave, përmirësimit të situatës në vend dhe forcimit të sundimit të ligjit. Në momentin që niveli i demokracisë në vendin tuaj do ti afrohet nivelit të demokracisë së BE, Normalisht do të jeni të mirëpritur.

Por sipas eksperiencës evropiane, parakusht për ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme është ballafaqimi me të shkuarën.

Mesazhin e dhanë të qartë një delegacion i platformës së kujtesës dhe ndërgjegjes evropiane gjatë çeljes së ekspozitës ?Totalitarizmi në Evropë?.

?ukasz Kami?ski, president i PEMC: Ajo çfarë kemi mësuar në këto 30 vite është parakusht që të ndërtosh demokraci të qëndrueshme, duhet të ballafaqohesh më të kaluarën. Një nga sloganet në Evropë, e ku mbështetet demokracia, është sundimi i ligjit. Po si mund të sundojë ligji kur nuk janë dënuar autorët e krimeve dhe janë në politike apo institucione të tjera. Në këtë mënyrë rrezikojmë që as politikanët të mos i vendosim para përgjegjësisë pa dhënë përgjigje për gjërat që bëjnë. Edhe Shqipëria e ka të nevojshme dhe politika të gjejë forcën që të punojë në këtë aspekt, pasi është i rëndësishëm ky ballafaqim.

Delegacioni i platformës do të takohet në ditët e ardhshme edhe me deputetë të kuvendit shqiptar për të diskutuar mbi nismën dhe nevojën e ballafaqimit me të kaluarën.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/negociatat-eurodeputetja-be-do-e-hape-driten-jeshile-por-se-di-kur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended