Ora News – Velipojë, makina bie në ujërat e hidrovorit, humb jetën 23 vjeçari

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë i ndodhur më 1 maj 2016 i mori jetën Elsid Levës 23 vjeç nga Shkodra. Ai ka qënë duke udhëtuar me automjetin e tij kur në vendin e quajtur ?Vilu? tek Hidrovori në Velipojë ka humbur kontrollin duke përfunduar në ujrat e këtij kanali.
Automjeti tip Benz me targë AA 325 DH është zhytur në këto ujrat, duke i shkaktuar plagë të rënda 23 vjeçarit Leva, ku megjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha dhe policisë, ai nuk arriti të mbijetonte duke ndërruar jetë rrugës për në spital.
Fatkeqësisht aksidentet në rrugën e Velipojës janë të shpeshta dhe vetëm një javë më parë një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën, rrugës teksa po shkonte në shkollë. Vetë banorët pranojnë se shkak është cilësia e rrugës dhe mangësia e sinjalistikës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/velipoje-makina-del-nga-rruga-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur/

Recommended