Makina bie ne lume, humbet jeten 24-vjeçari

  • 5 years ago
Një automjet me targa AA 527 VK që udhëtonte në aksin Maliq - Korçë ka rënë në lumë rreth orës 03:45. Policia thotë se makina doli nga rruga tek ura në dalje të Maliqit dhe u rrëzua në lumë.

Polumbarët e RENEA-s nxorrën nga uji një trup të pajetë rreth orës 08:30. Dyshohet se viktima është 24-vjeçari me iniciale Gj.E., drejtuesi i mjetit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikësja. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

Recommended