Report TV - Zbriti nga makina pas thirrjes së 'bluve', 54-vjeçari humb kontrollin dhe bie në lumë
  • 5 years ago
KURBIN- Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi ka rënë nga ura në lumin Mat në fshatin Skuraj të Kurbinit. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë kur policia i ka kërkuar të ndalojë për të ushtruar një kontroll rutinë.

Mësohet se vikitma është Luigj Gjeloshi, 54-vjeç. Fillimisht nuk i është bindur thirrjes së bluve duke ecur drejt urës me automjetin e tij, në të cilin ndodhej bashkë me vajzën dhe bashkëshorten.

Një dëshmitar i cili është ndodhur në vendin e ngjarjes shprehet se viktima ka lënë makinën pak metra më tutje dhe është afruar pranë urës për të folur me punonjësit e policisë.

Aty ai ka rënë në një gropë në korsinë e kalimtarëve duke përfunduar në lumë. Sipas dëshmitarit 54-vjeçari ka pësuar dëmtime të forta në kokë, gjë e cila mund të ketë sjellë edhe vdekjen e tij.

Sipas banorëve të zonës gropa ka më shumë se një vit që është e hapur dhe pavarsisht ankesave të herë pas hershme nuk është bërë asgjë për mbylljen e saj.

Ndërkohë që kjo problematikë është bërë publike një vit më parë edhe nga televizioni Report Tv, por pavarsisht kësaj nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksion të urës, gjë e cila çoi në humbjen e jetës së një personi.
Recommended