Report TV - Shkodër, po udhëtonte me biçikletë, humbet jetën pasi përplaset nga makina

  • 5 years ago
SHKODËR-Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mesditën e sotme në lagjen Bahçallëk. Viktima është Petrit Barbullushi 60 vjeç. Sipas gazetarit të Report Tv në Shkodër, ai ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që i ka prerë rrugën makinës, e cila e ka aksidentuar.

Përplasja ka qenë fatale për Barbullushin që ka humbur jetën në vend, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Golf, me targa AA161VC Çlirim Hasa. Ai është efekti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat.

Recommended