Një 45-vjeçar në Fier u arrestua nga policia, teksa u kap në flagrancë me armë dhe municione pa leje. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, nga një informacion të marrë në rrugë operative, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Ermal Sino, lindur në Kuçovë e banues në Fier. Sina nuk është i panjohur për policinë, pasi në vitin 1999 ai ka qenë i dënuar me burg për vrasje dhe në vitin 2014 është proceduar penalisht për shkatërrim prone me dashje të një makine në Fier. Arrestimi i tij u bë rreth orës 02:00 të natës. 45-vjeçarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: ? Një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, me 8 fishekë. ? Një armë zjarri pistoletë tip Cervena Zastava model 70, me 7 fishekë. ? Një selenciator për Zastavën. ? Dy radio marrëse dhënëse. ? Një aparat fotografik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapet-me-arme-e-municione-arrestohet-i-denuari-per-vrasje-ne-99/