Ora News –Veliaj: Ndërtojmë hapësira çlodhëse për banorët dhe kënde lojërash për fëmijët

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fëmijët e rrugës Mine Peza në kryeqytet kanë tashmë hapësirën e tyre për të luajtur. Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimin e këndit të lojërave dhe hapësirave të tjera publike që mund të shfyrtëzohen nga të gjitha grupmoshat.
Veliaj: Jemi munduar gjithashtu, që të bashkojmë gjeneratën. Fëmijët nuk mund të rrinë pa gjyshërit dhe gjyshet e tyre, pa prindërit, ndaj më vjen mirë që kemi mjaftueshëm ambiente në këtë hapësirë për të gjithë të moshuarit, që teksa luajnë bashkë me fëmijët, të kenë mundësi edhe ku të pushojnë.
Me këtë model, do të investohet në 12 zona tqë qytetit.
Veliaj: Si kjo hapësirë te rruga ?Mine Peza?, do të bëjmë edhe 12 të tjera në lagjet kryesore të qytetit. Jo çdokush mund të shkojë çdo ditë tek këndi i lojërave te Liqeni, por për nevoja ditore, banorët e blloqeve të tilla pallatesh do të kenë mundësi që fëmijët e tyre të luajnë në kënde lojërash të ngjashme, ku do mund të ushtrohen fizikisht pranë natyrës me lojëra që nesër mund t?i bëjnë sportistë të famshëm, pa ndenjur gjithë kohën në kompjuter, në telefon apo televizor.
Në kuadër të atmosferës festive sportive, Veliaj premton investime në fushën e sportit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-ndertojme-hapesira-clodhese-per-banoret-dhe-kende-lojerash-per-femijet/

Recommended