Ora News – FMN: Miratoni ‘drejtësinë’, kujdes me të drejtën e pronës
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fondi Monetar Ndërkombëtar ripërsërit kërkesën për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në vend.Në raportin e fundit të publikuar për Shqipërinë, FMN thekson se mbetet me mjaft rëndësi për ecurinë ekonomike reforma gjyqësore, forcimi i të drejtës së pronësisë, përmirësimi i infrastrukturës dhe zgjerimi i bazës së eksportit.
Fondi kërkon gjithashtu analiza për bashkëpunimet me partneritet privat-publik. FMN thotë se është bërë progres, sidmos për reformën në energji, atë të pensioneve dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ripërsëritur apelin ndaj Qeverisë shqiptare për të përmirësuar klimën e të bërit biznes, si e vetmja mënyrë për të rritur konkurueshmërinë.
Në një raport të fundit ku analizohen zhvillimet ekonomike të Shqipërisë për vitin 2016, thuhet se ekonomia shqiptare po vijon që të ketë një rritje ekonomike të ngadaltë e cila për këtë vit vlerësohet 2.6%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/raporti-i-fmn-miratoni-drejtesine-kujdes-me-te-drejten-e-prones/
Recommended