Krujë, vdes 38-vjeçari, ra në furrën e gëlqeres gjatë punës

  • 9 years ago
KRUJË ? Një 38-vjeçar ka humbur jetën sot pasdite në mënyrë tragjike. Mësohet se, Bilbil Zeneli, gjatë kohës që po mbushnin furrën me gurët gëlqerore ka rënë brenda në furrë.

Kjo i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 38-vjeçarit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është nxjerr pas ndërhyrjes së kolegëve dhe punonjësve zjarrfikës të mbërritur në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe punonjësit e Inspektoratit të Punës.

Këta kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e furrës së gëlqeres shtetasin A.D., 38 vjeç dhe ka shoqëruar punonjësit e tjerë për të dhënë detaje lidhur me këtë incident që u pasua me vdekjen e 38-vjeçarit.

Recommended