Tufa flet për Ora News , “Kapitulli i diktaturës të hyjë në kurrikulat shkollore”

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Institutit për krimet e luftës njëkohësisht dhe pedagogu Agron Tufa thekson nevojën urgjente për futjen e nje lënde të detyrueshme në kurrikulat shkollore që ndriçon historinë e errët komuniste.
Agron Tufa: ? Shqipëria gjatë diktaturës komuniste. Ne u përpoqëm t?ia jepnim gjimnazeve, nuk ka as në fakultete, dhe lëndë të specializuara të historisë në fakultete mund ta kenë si temë kapitull po nuk e di si e trajtojnë?
Vetë të rinjtë theksojnë se njohuritë e tyre për periudhën komuniste I kanë marrë vetëm nga tregimet e prindërve.
Studente: ?Burimi kryesor janë diskutimet familjare, janë prindërit, janë gjyshërit, njëlloj siç ndodh me legjendat të treguara në këtë formë thellësisht emocionale?
Propozimit të pedagogut Tufa i bashkangjiten edhe studentët:
Studente: ?Do të ishte diçka shumë informuese sepse mendoj se të gjitha vendet që e kanë një të kaluar historike e kanë një lëndë që flet për të kaluarën?.
Për vite me rradhë periudha komuniste në tekstet shkollore është trajtuar pak ose shume pak, duke shkaktuar edhe debate te forta ne disa raste kur eshte prekur nga politika.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kapitulli-i-diktatures-te-hyje-ne-kurrikulat-shkollore/

Recommended