Ora News - Autoriteti i Dosjeve, botim mbi presionin e ushtruar gjatë diktaturës
  • 5 years ago
#oranews

Në këtë 7 Mars Autoriteti i Dosjeve ka ardhur me një botim të veçantë mbi dhunën dhe presionin e ushtruar gjatë diktaturës komuniste mbi kolosët e arsimit, gjuhës shqipe dhe shkencës.

Historia e Sabiha Kasimatit, vajzës rebele të ekzekutuar në moshën 39-vjeçare sepse kundërshtonte regjimin e kohës, vazhdon të trondisë edhe sot.

Sonila Boçi, kryetare e studiuesve: Represionin, persekutimin, kontrollin e individit në tërësi. Sabihaja ishte një nga ato personazhe që regjimi nuk arriti dot ta fuste në korrnizë dhe e kontrolloi vetëm duke i marrë jetën.

Sigurimi i shtetit rezulton të ketë mbajtur në survejim figurat më të shquara duke i detyruar të heshtin apo dhe përndjekur.

Sonila Boçi, kryetare e studiuesve: Janë 9 personazhe të përzgjedhur në 3 lloj tipologjish. Të parët janë personazhe të cilët u persekutuan në mënyrë të drejtpërdrejtë nga regjimi. Nga të paktët që guxuan të kundërshtonin hapur vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri.

Kur sigurimi merrej me shkencë ka analizuar raportin që sigurimi i shtetit krijoi me figura si Eqrem Çabej, Gjergj Kokoshi, Aleks Budës, Petraq Qafokut, Kolë Kamsit e Gjovalin Gjadrit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/autoriteti-i-dosjeve-botim-mbi-presionin-e-ushtruar-gjate-diktatures

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended