RTV Ora - Autoriteti i Dosjeve për Bujar Sheshin: Kemi prova se ka qenë sigurims

  • 5 years ago
#rtvora
Autoritetit i Dosjeve ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila firmosi pastërtinë e figurës së prokurorit Bujar Sheshi, duke shfuqizuar vendimin e marrë nga autoritetit i dosjeve se Sheshi është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Në një deklaratë për mediat, Autoriteti thotë se vendimi i marrë sot nga një gjykatës i Gjykatës Administrative për të hedhur poshtë vendimin e një institucioni të specializuar dhe kolegjial, është i padrejtë, i pabazuar dhe i pakuptueshëm, sidomos kur rrëzon ekzistencën e dokumenteve autentike të ish-Sigurimit të Shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha), paraqitur në pikën 1a) të vendimit nr. 12 datë 22.01.2019.

Sipas Autoritetit të Dosjeve, gjykatësi duhet të kishte vendosur lënien në fuqi të Vendimit nr. 12 datë 22.01.2019 të AIDSSH-së dhe rrëzimin e padisë, si të pambështetur në ligj dhe në prova.

"Për më tepër, ky vendim ka lidhje drejtpërsëdrejti me organet më të larta të drejtësisë, që të jenë të besueshme për publikun" thotë Autoriteti duke shtuar se do të apelojë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, i bindur se interesi publik prevalon mbi atë individual, në emër të transparencës dhe konsolidimit të demokracisë.

Çfarë u tha në seancat gjyqësore: Gjatë seancave gjyqësore të zhvilluara, nga pala e Paditur Autoriteti për Informim, janë paraqitur prova dhe fakte të shumta të cilat provojnë qëndrimin e Autoritetit, të mbajtur në Vendimin nr. 12, datë 22/01/2019, sipas të cilit është vendosur se:

a)Z. Bujar Sheshi (Shesha), i datëlindjes 15.12.1957, vendlindja Tiranë, në kuptim të nenit 3 pika 4 dhe nenit 29, pika 2, gërma c, të ligjit 45/2015, ?Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?, figuron në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor, Sektori V, drejtimi Inteligjencë - Rini, por nga verifikimet e deritanishme nuk disponojmë dokumente që të vërtetojnë aktivitetin e tij.

b) Z. Bujar Sheshi, sipas Nenit 29, pika 2, gërma c, të Ligjit nr.45/2015, ?Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?, figuron të ketë materiale, në emër të tij, në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, si anëtar, me detyrë Hetues, në Sektorin e Hetuesisë së Degëve të Punëve të Brendshme të Fierit që nga viti 1979.

Sipas vendimit të sipërpërmendur, z. Bujar Sheshi figuron si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në dy dokumente themeltare dhe autentike të arkivave të ish-Sigurimit dhe kjo është arritur të provohet në gjykatë, me prova dhe fakte të pakundërshtueshme, të paraqitura nga AIDSSH, me gjithë pretendimet e avokatit të Sheshit që nuk bëhej fjalë për të njëjtin person.

Mbështetur në Nenin 5 pika 1 të ligjit 45/2015, ?Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?, ?Autoriteti mbledh, ruan, administron dhe përdor dokumentet e ish-Sigurimit t...

Recommended