Ora News- Bujar Sheshi ish-sigurims, Klosi dhe Hila: Nuk i besojmë Autoritetit të Dosjeve
  • 5 years ago
#oranews #intervista

Rasti i dosjes së anëtari ttë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe ish-prokurorit Bujar Sheshi dhe akuzat ndaj tij si ish-sigurims u diskutuan në intervistën e mbrëmjes në Ora News me ish-kreun e SHIK-ut Fatos Klosi dhe drejtuesin e emisionit "Arena" Dritan Hila.

Klosi dhe Hila janë të pritur të distancohen nga akuzuat politike dhe të presin vendimin nga organet kompetente.

Fatos Klosi: Janë ngjarje që ndodhin. Dëgjoj deklaratën e prokurorisë jo partitë se flasin sipas interesave të tyre.E përdorin lajmin për politikë. Prokurorisë dua ti besoj që thoshte se "u mbështetem në një deklaratë personale të tij ku thoshte mbaj përgjegjësi ligjore e personale që nuk kam qenë bashkëpunëtor dhe e bëmë. Tani erdhi përgjigjia se paska cen. Ne si prokurori do ta shqyrtojmë problemi dhe do ta zgjidhim". Kjo mu duk gjëja më e mirë në fund. Por më bën përshtypje shumë të keqe qëndrimi i politikës, dëgjova dhe ata miqtë e mi të LSI dhe më erdhi keq.

Dritan Hila: Në shtetin shqiptar, po shkove të marrësh një certifikatë nuk ke asnjë shans në 90% të rasteve ta shkruajnë emrin tamam. Mua më kanë ngatërruar datëlindjen, kam lindur me 29 dhe e kanë bërë 28. Nuk besoj se një njeri të cilit i ndërrojnë tre të dhëna qenka bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Bujar Sheshin e njoh vetë, ka mbaruar shkollën e Sigurimit por ka filluar direkt si jurist.E vetmja gjë serioze është se prokuroria e ka kaluar kandidaturën e tij pa pritur dokumentin e Autoritetit të Dosjeve, i cili edhe sot që ka shkruajtur, ka shkruajtur një mish-mash që nuk arrita ta marr vesh se çfarë donte të thoshte.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bujar-sheshi-ish-sigurims-klosi-dhe-hila-nuk-i-besojme-autoritet-te-dosjeve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended