Shyqyri Sako: Filmat e realizuar gjatë diktaturës janë historia e popullit tonë

  • 7 years ago
I fundit pllakat që Shyqyri Sako, realizoi pas 40 të tillave për kinematografinë shqiptare është ?Plumbi prej Plasteline? në vitin 1994. Në datëlindjen e 80-të, piktori i filmit merr përsipër të krijojë të fundit pllakat, ndoshta më të rëndësishmin në karrierën e tij.

Ndoshta ky pllakat, për të parin dhe të fundit film që i është dedikuar ?Skënderbeut?, do ti jap edhe vlerësimin e munguar ndër vite.

Nxënësi i Abdurrahim Buzës, edhe sot vazhdon të ndjekë këshillën e mësuesit të tij, lëvrimin e akuarelit . I studiuar në Rusi për piktor filmi, por që u diplomua në Institutin e Arteve, sot Universiteti i Arteve, suksesin e pati që me pllakatin e parë, me filmin ?Horizonte të hapura?. Publiku do të merrte shijen e parë e një filmi të sapo dalë në kinema, pikërisht nga këto postera, që pak herë i shkaktuan edhe kokëçarje.

Si skenografist i 40 pelikulave që disa prej tyre përbëjnë historinë e kinemasë shqiptare, si ?Kapedani? apo ?Mësonjtorja?, eksperienca ia lejon ta japë një këshillë për regjisorët e rinj.

Diskutimit nëse filmat e ish Kinostudios ?Shqipëria e Re? me përmbajtje propagande komuniste, duhet ose jo të transmetohen, Shyqyriu që për katër dekada bashkëjetoi me filmin nën presionin e censurës thotë.

Recommended