A1 Report - Momenti i nderrimit te viteve ne sheshin "Skenderbej"

  • 9 years ago
TIRANË - Ora shënon 00:00 viti i ri 2014 "troket" në Shqipëri. Kryeqyteti është ndezur nga fishekzjarrët ku qytetarë të shumtë kanë pritur në sheshin "Skënderbej" mbërritjen e Vitit të Ri. Pas numërimit mbrapsht nisi edhe spektakli i fishekzjarrëve, nën një atmosferë të ngrohtë dhe pa incidente. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë familjarë, miq e shokë në darkën e ndërrimit të viteve. Por në këtë vit, tryeza festive e ndërrimit të viteve është shoqëruar me më pak produkte. Pamundësia ekonomike ka kushtëzuar shiqptarët të kryejnë shpenzime të kontrolluara, ndërsa nata e ndërrimit e gjeti kryeqytetin edhe me më pak fishekzjarre. Tashmë është kthyer në një traditë, ku rinia shqiptare dhe jo vetëm, festojnë në klube dhe restorante të ndryshme deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit. Redaksia e Shqiptarja.com dhe A1Report uron gjithë shqiptarët kudo ku ata ndodhen, gëzuar vitin 2014. (a.ç/shqiptarja.com)

Recommended