Pa Gjurme- Shokohet nëna kur takon djalin në Itali: Ju lutem ma ktheni në shtëpi
  • 3 years ago
Pjesa e pare dt 18 Prill Pa Gjurme- Shokohet nena kur takon djalin ne Itali: Ju lutem ma ktheni ne shtepi Një i ri nga Shkodra figuron i humbur për familjarët e tij që prej 25 marsit të këtij viti. Gentjan Lumaj quhet 32-vjeçari, i cili humbi gjurmët nga Milano e Italisë. Familjarët denoncojnë zhdukjen e shkodranit në emisionin ''Pa gjurmë'', me shpresën për të rënë në gjurmët e të riut, i cili kishte mëse 5 vite që jetonte dhe punonte në shtetin italian.

Ai ishte vendosur në qytetin e Milanos, ndërsa përgjatë gjithë këtyre viteve kontaktet me familjarët i ka pasur të rregullta.

Dy prindërit e moshuar thonë se muajt e fundit telefonatat nga i biri ishin më të rralla dhe bisedat e shkurtra, ndaj ky ka qenë dyshimi i parë për familjarët, ndryshime që Gentjani i kishte shfaqur së fundmi, ndërsa në muajin mars ai në telefonatën e fundit që ka bërë u ka kërkuar ndihmë familjarëve që ta ndihmonin të kthehej në Shkodër, pasi nuk ishte mirë me shëndet. Vetëm një javë, më parë nëna e tij ka udhëtuar drejt Italisë, ku pas takimit me të për pak minuta, ai është zhdukur pa gjurmë.

Nënë Kateriana tregon se në minutat e takimit me të birin ka kuptuar se ka ai kishte probleme serioze me shëndetin dhe nga veshja të jepte përshtypjen e një endacaku. U nisën nënë e bir për qarë hallet që kishte 32-vjecarit, përveç trishtimit nëna nuk mori asgjë tjetër. Ajo u nis të konsumonte një kafe me djalin, por ai iu zhduk pas krahëve. Gentjani kishte zgjedhur një rrugë pa krye. Katerina pasi ka kërkoi ndihmë në Milano mësoi se Gentjani flinte jashtë dhe ushqehej si endacak...
Recommended