Deklarata e Vulin/ Majko- po e bëjnë fyerjen `sport`
  • 3 years ago
Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko ka reaguar përmes rrjeteve sociale ndaj komenteve te Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Majko thekson se serbët po e përdorin pak si tepër fyerjen ndaj shqiptarëve, ndërsa mesazhine shoqëron me një foto të Sllobodan Milloshevicit, Radovan Karaxhicit e Ratko Mlladicit, tre fytyrat e mizorisë serbe në Ballkan. ?Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si ?sport? në marrdhënien me shqiptarët. Duhet ti kujtohet, besoj, se cmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë! Sot!? Edhe cmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!?, ka shkruar Majko. Vulin reagoi ashpër ndaj marrëveshjes së arritur të premten mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku thuhet se Porti i Durrësit do t?i takojë Kosovës. Ai përdori termin e konsideruar përcmues? shqiptari?, duke thënë se kryeministri Edi Rama po vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një ?Shqipëri të Madhe?. Vetë presidenti Aleksandar Vucic u shpreh se është kundër ?ruajtjes së konfliktit të ngrirë dhe se po përpiqen të arrijnë një kompromis me shqiptarët?. Ai I bëri këto komente në hapjen e dialogut të tretë për çështjen e Kosovës me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Europian, konventë kjo që bashkon rreth 700 organizata të shoqërisë civile.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PandeliMajko#AleksandërVulin#TopChannel
Recommended