Kryemadhi: Nesër s'do mblidhet Këshillit Politik, po sqaroj ambasadorët se bëjnë gafa
  • 4 years ago
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se nesër nuk do të mblidhet këshilli politik i reformës zgjedhore. Ajo tha se nesër është takimi i radhës për t'u përgatitur për të ecur me punët që janë lënë në harresë dhe mbyllur sa më shpejt. Kryemadhi sulmoi ambasadorët dhe sqaroi sipas saj se cfarë është Këshilli Politik. "Nesër nuk është këshilli politik, as tryeza, por grupi i punës, këshilli politik përbëhet nga 10 veta, 5 opozita jashtë, 5 parlamenti dhe ky këshill ka një grup prej 4 vetash, të cilët bëjnë përgatitjen e materialeve dhe axhendës. Këshilli politik është i përbërë nga 10 veta. Duhet ta kuptojmë, se duhen sqaruar edhe ambasadorët dhe bëjnë gafa politike dhe mediat. Nesër është takimi i radhës për t'u përgatitur për të ecur me punët që janë lënë në harresë dhe mbyllur sa më shpejt. Reforma zgjedhore, është një nga 15 kushtet, që duhet në mënyrë urgjente të mbarojë, pasi con vendin drejt një zgjidhje, që janë zgjedhjet e reja, që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë" tha ajo.
Recommended