Report TV -Basha mbledh aleatët/ Kryemadhi: Këshilli Politik për 'Zgjedhoren' s'mblidhet më
  • 4 years ago
TIRANE-Mesditën e sotme Lulzim Basha mblodhi aleatët për të diskutuar për aksionin dhe menaxhimin e pandemisë nga qeveria. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga selia e PD-së ku u rikthye për herë të parë pas pandemisë për të marrë pjesë në takimin e Lulzim Bashës dhe aleatëve opozitarë deklaroi se Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore nuk do të mblidhet më, pasi tani presin përgjigje nga shumica socialiste për 5 propozimet që i kanë dërguar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Edhe Fatmir Mediu, ashtu si Monika Kryemadhi u shpreh se opozita pret përgjigjen e opozitës për propozimet që ka bërë për reformën zgjedhore. Nesër do të mblidhet Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore.
Recommended