Deklarata e fortë e Fatmir Mediut në Report TV: Largohem po nuk fituam në 2021

  • 4 years ago
I ftuari i sotëm i gazetarit Besard Jacaj në Edicionin Qendror në Report TV ishte kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e konsideroi marrëveshjen e 17 majit 2017 mes Ramës dhe Bashës deri në kriminale. Në studion e lajmeve në Report TV me gazetarin Besard Jacaj, Mediu u shpreh se përgjegjësia e Bashës është që i besoi kundërshtarit.

Mediu u shpreh se në 2017 shumë personalitetet të Partisë Demokratike u zëvendësuan me persona pa integritet.Në 2017 u bë një marrëveshje që u konsiderua nga përmbajtja e bukur dhe e këndshme, por nga mënyra e implementimit shumë e trishtueshme dhe do të thoja kriminale. Kjo nuk është përgjegjësi e zotit Basha. Përgjegjësia e zotit Basha shkon deri në pikën për të besuar kundërshtarin politik. Nuk është ndonjë mëkat kaq i madh. Mënyra si veproi kundërshtari ishte kundër interesave të Shqipërisë. Mendoj se ka nevojë për reflektim. Jo çdo individ që rri afër mund të jetë pjesë e kuvendit pa konkurruar. Në këtë pikëpamje PD ka shumë personalitet që ngelën jashtë në 2017 dhe u zëvendësuan nga persona që nuk kanë treguar as formim as integritet. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve", deklaroi Mediu.

Listat e hapura ka qenë një çështje që partitë e vogla kanë insistuar, madje Mediu thotë se këtë ia ka kërkuar edhe drejtpërdrejt Bashës, por i ka thënë se ndryshimin e sistemit nuk e pranon kryeministri Rama.

Recommended