Blendi Salaj: Do më varnin në litar po të më kërkonin këtë gjë, edhe horrat e bëjnë më mirë

  • 6 years ago
Blendi Salajn jemi mësuar ta shohim në shumë punë e në dimensione të ndryshme, por ja që paska edhe gjëra që gazetari nuk i bën dot. Një ndër to është edhe hekurosja. Mëngjesin e sotëm, Salaj ka pranuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv se edhe pse është i aftë të bëjë shumë gjëra me hekurin nuk i ka punët dhe aq mirë.

Unë nuk mund të hekuros. Sikur jeta ime të varej nga një këmishë e hekurosur, mua do më varnin në litar. Këmisha nuk do të ishte në rregull, nuk e bëj dot. Mundesh ta mësosh. Unë njoh horra, jo burra të mirë, por horra me tatuazhe që dinë të hekurosin shkëlqyeshëm dhe them që duhet ta kenë mësuar në burg.

Blendi Salaj, gazetar

Recommended